Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni ndalet edhe nga Stuttgarti

Stuttgarti ka marrë një pikë të rëndësishme në “Allianz Arena” të dielën.

Stuttgarti luajti 2:2 me kampionin, Bayern Munichun.

Me këtë barazim Stuttgarti mbanë gjallë shpresat për t’i ikur pozitës së 16-të, që mbetjen në elitë duhet ta siguroj përmes barazhit.

Ka mbetur një xhiro para fundit të kampionatit në Gjermani.

Tiago Tomas kaloi në avantazh Stuttgartin në minutën e tetë.

Bayerni barazoi në minutën e 33-të me autogolin e shënuar nga Konstantinos Mavropanos.

Thomas Muller në minutë e 44-të realizoi për 2:1 në të mirë të Bayernit.

Sasha Kalajxhiq i siguroi një pikë Stuttgartit me golin e shënuar në minutën e 52-të.

Bayern Munichu është lider me 76 pikë të tubuara, derisa Stuttgarti mbanë pozitën e 16-të me 30 pikë.

Ka tri pikë më pak se Hertha Berlin që mbanë pozitën e 15-të.

Artikuj të ngjashëm