Bayern Munichu është kthyer te fitorja në Bundesligë. Kampioni në fuqi mposhti në shtëpi Greuther Fuerthin me rezultatin 4:1.
Në pjesën e parë “bavarezët” u gjendën në disavantazh. Në minutën e 43-të, Branimir Hrgota realizoi për 1:0 në të mirë të Fuerthit.
Por në pjesën e dytë Bayerni shënoi katër gola. Në minutën e 47-të, Robert Lewandowski barazoi shifrat në 1:1.
Në minutën e 61-të, Sebastian Griesbeck shënoi autogol për të kaluar “bavarezët” në epërsi prej 2:1.
Në minutën e 82-të, Lewandowski ngriti epërsinë në 3:1.
Për rezultatin 4:1 shënoi sulmuesi Eric Maxim Choupo-Moting në minutën e 90-të.
Bayerni pas 23 ndeshjeve është në pozitën e parë me 55 pikë, derisa Greuther Fuerthi zë vendin e fundit me 13 pikë.
Sulmuesi polak Lewandowski tashmë i ka 28 gola në 23 ndeshje këtë edicion në Bundesligë.