Bayern Munichu e ka fituar ndeshjen e parë zyrtare të vitit 2024. Të premten mbrëma, Bayerni triumfoi në shtëpi kundër Hoffenheimit me rezultatin 3:0 në kuadër të xhiros së 17-të të kampionatit gjerman.
Me këtë ndeshje, edhe zyrtarisht ka rifilluar pjesa e dytë e këtij edicioni të Bundesligës pas pushimit dimëror.
Jamal Musiala në minutën e 18-të e kaloi Bayernin në epërsi. Musiala e dyfishoi avantazhin me goli e dytë personal në minutën e 70-të. Triumfin e bavarezëve, e vulosi Harry Kane me goli e realizuar në minutën e 90-të.
Me këtë fitore, Bayerni ka tubuar 41 pikë, një më pak se Bayer Leverkuseni që është lider.
Para fillimit të ndeshjes, Bayerni e përkujtoi legjendën Franz Beckenbauer, i cili vdiq ditë më parë në moshën 78-vjeçare.