Bayern Munichu ka marrë kryesimin e tabelës në Bundesligë pasi ka mposhtur Heidenheimin 4:2 në xhiron e 11-të, të shtunën.
Harry Kane realizoi dy gola, ndërsa nga një tjetër e shtuan Raphael Guerreiro dhe Eric Maxim Choupo-Moting, për fitoren 4:2. Te mysafirët shënuan Tim Kleindienst dhe Jan-Niklas Beste.
Në tabelë, Bayerni ka 29 pikë me 11 ndeshje të zhvilluara. Lideri i deritashëm, Bayer Leverkuseni ngel në 28 pikë, por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Heidenheimi ka 10 pikë në pozitën e 13-të.