Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni më i mirë se Reali në përballjet direkte

Derbi më i madh në çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të zhvillohet ndërmjet Bayernit dhe Real Madridit.

UEFA ka publikuar statistikat ndërmjet tyre, në të cilën shihet që Bayern Munichu ka qenë për një nuancë më e mirë se Reali në përballjet direkte, transmeton Koha.net.

Këto ekipe janë përballur 22 herë në këtë kompeticion, prej të cilave nëntë ndeshje i ka fituar Real Madridi, kundrejt Bayern Munichut që fitoi 11 ndeshje dhe dy herë u ndanë baras.

Në këto ndeshje Reali ka shënuar 31 gola, derisa Bayerni ka shënuar 33.