Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni me fitore ndaj Plzenit konfirmon kalimin e grupit

Bayern Muencheni pa telashe ka triumfuar në udhëtim ndaj Viktoria Plzenit për ta konfirmuar kalimin në fazën e nokautit kur kanë mbetur edhe dy xhiro të pazhvilluara në kuadër të fazës së grupeve.

Bavarezët fituan me rezultatin 4:2 për ta regjistruar fitoren e katërt në po aq ndeshje të zhvilluara. Me 12 pikë, Bayerni është ekipi i parë që avancon për në rundin tjetër nga Grupi C.

Në fakt, Bayernit i mjaftoi vetëm pjesa e parë për t’i dhënë fund dilemës së fituesit në këtë duel pasi shënoi katër gola. Sadio Mane (10’), Thomas Mueller (14’) dhe Leon Goretzka (25’, 35’) shënuan golat për Bayernin. Plzeni u kundërpërgjigj në pjesën e dytë me dy gola që i shënuan Adam Vlkanova (62’) e Jan Kliment (75’), por që nuk patën ndonjë vlerë. Për Plzenin, kjo ishte humbja e katërt në grup.