Bayern Muencheni vazhdon të interesohet për transferimin e sulmuesit anësor të Manchester Cityt, Leroy Sane, dhe krerët e gjigantit gjerman janë të bindur se mund ta sigurojnë atë verën e ardhshme, raportoi “Sky” të martën.
Manchester City do të dëgjojë ofertat për Sanen verën e ardhshme, pasi kontrata e reprezentuesit të Gjermanisë skadon në verën e vitit 2021. Bisedimet për vazhdim të kontratës së Sanes me Man. Cityn kanë stagnuar, transmeton Koha Ditore.
Raportohet se Manchester City në rast se e shet Sanen, atëherë do të tentojë për t’i transferuar Mikel Oyarzabalin e Real Sociedadit.
Bayern Muencheni ishte interesuar për Sanen edhe në verë të këtij viti, por sulmuesi anësor pësoi një lëndim të rëndë të ligamenteve të gjurit.