Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni konfirmon lëndimin e Riberys

Mesfushori i Bayernit, Franck Ribery, do të mungojë gjatë pasi klubi ka konfirmuar se futbollisti ka pësuar lëndim të rëndë në gju në barazimin 2 me 2 me Hertha Berlin.

34-vjeçari kishte zgjatur këmbën në ndeshjen në të cilën Bayerni ishte duke fituar me dy gola epërsi.

“Na vjen keq që Franck ka lënduar veten. I urojmë shërim të shpejtë”, ka njoftuar klubi.

Ribery në këtë sezon shënoi një gol për Bayernin.