Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni kërkon të shkruajë historinë

Foto: Reuters

Trajneri i Bayern Munichut, Hansi Flick, ka insistuar se skuadra e tij dëshiron të shkruajë histori pasi po e kërkon një tjetër trofe.

Para udhëtimit të skuadrës bavareze në Katar për turneun e Kupës së Botës për klube, Bayerni do të luajë në udhëtim kundër Hertha Berlinit të premten në Bundesligë.

“Duam ta fitojmë edhe një trofe për klubin. Do të ishte edhe trofeu i gjashtë i vitit që do të shkruante historinë e klubit. Ky është qëllimi jonë, por e dimë se do të kemi punë të vështirë. Kemi marrë 12 pikë nga katër ndeshjet e fundit. Duam që t’i bëjmë pesë fitore rresht në udhëtim te Hertha. Do të ishte edhe mesazh për të gjithë se jemi kthyer në formë”, ka thënë trajneri Flick.

Kampioni në fuqi i Gjermanisë është sërish në krye të tabelës, shtatë pikë mbi Leipzigun.

Hertha është në vendin e 15-të, por shpreson në rezultat pozitiv pas ardhjes së lojtarëve të rinj, në veçanti të Sami Khediras.

Artikuj të ngjashëm