Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayerni kërkon Asension

Mesfushori spanjoll, Marco Asensio, në fund të këtij edicioni mund të largohet nga Real Madridi për t'iu bashkuar Bayern Muenchenit.

Kështu ka njoftuar e përditshmja “Marca”. Bëhet e ditur se te Bayerni janë të gatshëm të paguajnë dëmshpërblim deri në 100 milionë euro për transferimin e Asensios.

Lojtari mund të largohet nga Real Madridi për shkak të minutazhës së vogël prejse ekipin e ka marrë trajneri Santiago Solari.

23-vjeçari ka pesë gola dhe po aq asistime në 31 paraqitje në të gjitha garat.

Asensio iu bashkua Realit në vitin 2016 nga Espanyoli dhe ka kontratë deri në verën e vitit 2023.