Bayerni ka kaluar në çerekfinale të Kupës në Gjermani, pasi ka mposhtur Hertha Berlinin pas vazhdimeve, 2 me 3.
Ndeshja e rregullt u mbyll 2 me 2, me Serge Gnabryn që realizoi dy gola për bavarezët e Mittelstadt e Selke që shënuan për vendasit.
Në vazhdime, Kingsley Coman realizoi golin e fitores në minutën e 98-të.