Bayerni e ka përmbyllur me fitore të thellë edicionin 2019-20 të Bundesligës.
Bavarezët shënuan fitore prej katër me zero në udhëtim ndaj Wolfsburgut, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoComan, Cuisance, Lewandowski e Muller shënuan në fitoren e sotme.
Nga minuta e 71 vendasit mbetën me një lojtar më pak në fushë kur Guilavogui u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Bayerni ka shënuar 100 gola këtë edicion, dhe 34 prej tyre i ka shënuar topgolashënuesi Robert Lewandowski, që për herë të pestë radhazi në Bundesligë shpallet golashënuesi më i mirë.
Bavarezët në vendin e parë kanë mbledhur këtë edicion 82 pikë, derisa Wolfsburgu në të shtatin ka 49 pikë.