Trajneri i Bayern Munichut, Jupp Heynckes, ka insistuar se ekipi i tij duhet të jetë në formën më të mirë të mundshme për të eliminuar Beshiktashin nga Liga e Kampionëve.
Kampioni gjerman do të përballet me gjigantin turk pas shortit të “Championsit”. Ndeshja e parë do të zhvillohet në Gjermani më 20 shkurt, para se Bayerni të udhëtojë në Stamboll më 14 mars.
Beshiktashi kaloi në 1/16 e finales si ekip i pamposhtur dhe Heynckes ka lavdëruar ekipin turk për formën e treguar.
“Janë ekip shumë i mirë. Duhet të jemi në më të mirën tonë në dy ndeshjet me qëllim që të vazhdojmë tutje”, ka thënë Heynckes.