Bayern Munichu ka shënuar fitoren e katërt rresht në Bundesligë.
Të dielën, “bavarezët” mposhtën në udhëtim Arminia Bielefeldin me rezultatin 3:0, në kuadër të xhiros së 30-të të elitës së futbollit gjerman.
Në minutën e 10-të “bavarezët” kaluan në epërsi prej 1:0 me autogolin e shënuar nga Jacob Laursen.
Kampioni gjerman golin e dytë e shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë me Serge Gnabryn. Asistoi Joshua Kimmich.
Golin e tretë e shënoi talenti Jamal Musiala në minutën e 85-të.
Edhe
Bayerni fiton dhe e lë Wolfsburgun në zonën e barazhit
Me këtë fitore Bayern Munichu mbetet lider në Bundesligë me 72 pikë, nëntë më shumë se Borussia Dortmundi.
Arminia Bielefeldi është në pozitën e 17-të me 26 pikë.