Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bayern kërkon yllin e Atletico Madridit

E ardhmja e Antoine Griezmannit është ende një mister.

Sulmuesi francez edhe pse ka nënshkruar kontratë të re me Atletico Madridin, ai ende është objektiv i skuadrave të mëdha.

Pas dështimit të Barcelonës, tashmë është klubi i Bayern Munich që dëshiron të nënshkruajë me super sulmuesin francez, transmeton ksp.

Ndoshta do ju duket e pabesueshme por mediat në gjermani raportojnë se Bayerni mund të kryejë transfertën më të shtrenjtë në histori të klubit, duke paguar klauzolën e lojtarit me vlerë 200 milionë sterlina.

Skuadra gjerman i ka bërë me dije Atletico se në verën e vitit 2019, ata janë të gatshëm që ta kryejnë lëvizjen e bujshme të francezit kampion bote.