Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Batistuta qan në studio pas triumfit të Argjentinës

Ish-sulmuesi i Argjentinës, Gabriel Batistuta nuk është përmbajtur në një studio televizive pasi vendi i tij e fitoi titullin e botës, të dielën në Katar.

Me t’u konfirmuar triumfi i Argjentinës ndaj Francës pas penalltive, Batistuta ishte tejet i emocionuar. Edhe pse ishte në studio televizive, Batistuta nuk arriti të përmbahet dhe shpërtheu në lot.

gjent“Është fantastike. Jam i lumtur për Messin, Argjentinën dhe gjithë vendim tim. Nuk po mundem të flas dhe me vjen shumë keq që jam kaq emocional”, tha Batistuta derisa fshinte lotët.

Argjentina ka pritur për këtë sukses në Kupën e Botës prej vitit 1986, ndërsa Batistuta ka insistuar se të gjithë donin që ky trofe të përfundonte në duart e Messit.

Batistuta ka luajtur për Argjentinën deri në vitin 2002, ku ka shënuar 56 gola në 78 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm