Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Batha shënon gol në kampionatin rumun

Idriz Batha, ish-futbollisti i Shqipërisë U21, ka shënuar një gol në disfatën e Aradit në udhëtim te Craiova, në elitën e futbollit të Rumanisë.

Mesfushori 30-vjeçar realizoi golin për 1:0, por skuadra e tij pësoi humbje 2:1 të premten, në kuadër të xhiros së 30-të të elitës rumune të futbollit.

Batha e kompletoi ndeshjen, ndërsa Erion Hoxhallari ishte në bankën rezervë te mysafirët.

Aradi pas 30 ndeshjeve të luajtura zë pozitën e 14-të me 27 pikë.