8 fitore, 2 barazime dhe 3 humbje, e 26 pikë të mbledhura, është bilanci i Llapit pas 13 xhirove të zhvilluara deri me tani në elitën e futbollit të Kosovës, rezultate këto që e renditin në vendin e parë skuadrën nga Podujeva.
Përveç pozitës së parë, “Legjendat” kanë sulmin më të mirë me 19 gola të realizuar si dhe bilancin më të mirë si vendas me 6 fitore dhe vetëm një barazim, që gjithsesi kanë ndikuar për të mirë në renditje.
Për Sportin në KTV, flet trajneri i llapjanëve, Tahir Batatina, i cili thumbon kundërshtarët.
Artikuj të ngjashëm