Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka thënë se skuadra e tij e mposhti Feronikelin 74, pasi u tregua më i kujdesshëm.
“Kemi qenë të vëmendshëm, të kujdesshëm. Pavarësisht renditjes së Feronikelit në tabelë kemi luajtur me kujdes sepse kjo skuadër meriton të jetë më lartë në tabelë. Në pjesën e parë dominuam më shumë. Kishim gjysmëraste por ishim shumë të kujdesshëm. Administruam lojën mirë. Kemi bërë ndeshje të jashtëzakonshme. Ne na duhen pikët dhe duhet të aplikojmë lojë të mirë, e më pas pikët vijnë”, deklaroi Batatina për “ArtMotion”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo