Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Batatina: Shikuesit panë lojë të bukur

Tahir Batatina

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka vlerësuar paraqitjen ndaj Prishtinës. Llapi nuk fitoi (0:0), por Batatina ka parë shumë gjëra pozitive.

“Derbit nuk fitohen me rezultat të thellë. Fitohen me një gol epërsi. Ishte një derbi i mirë. Lojë e mirë nga të dy skuadrat. Kishte aksione të rrjedhshme. Ishim më kërkues. Por nuk kemi shënuar. Patëm raste në të dy pjesët dhe sikur të ishim më të vëmendshyëm do të fitonim ndeshjen. Skuadra shfaqi nivel të lartë, ndonëse nuk fituam. Por ka shumë ndeshje për të luajtur”, ka thënë Batatina.

“Edhe shikuesit në tribuna kanë parë lojë të bukur nga të dy skuadrat. I përgëzoj djemtë për angazhimin. Sot i humbëm dy pikë, por që mund t’i kompensojmë. Objektivi është të jemi në tri pozitat e para. Kemi potencial, kemi skuadër”, ka thënë Batatina.

Artikuj të ngjashëm