Trajneri i skuadrës së Llapit, Tahir Batatina, është shprehur i lumtur me pikën e fituar në udhëtim te Drita të dielën në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës në futboll.
Ai ka thënë pas ndeshjes se lojtarët kanë luajtur ashtu siç është përgatitur e gjithë ndeshja në tërë javën.
“Mendoj që ashtu siç e kemi përgatitur ndeshjen, ashtu luajtëm. I dinim pikat e forta dhe të dobëta të kundërshtarit. Në anën taktike jam i lumtur me skuadrën. Ishte një ndeshje futbolli ku është dhënë gjithçka. Penalltia ishte e lehtë, sidoqoftë, është penallti. Rezultati do të duhej të ishte 3:1 apo 4:1. Gjithçka ishte në anën tonë, taktikisht e realizuam edhe golin. Kosova përveç Valmir Veliut duhet të llogarisë edhe në Ilir Krasniqin. Është një lojtar që nuk bën thuajse asnjë gabim për 90 minuta dhe është për t’u vlerësuar. Besoj që do të vazhdojmë me lojëra të mira. Duhet të mendojmë për ndeshjet e radhës. Drita ka një skuadër shumë të mirë dhe barazimi është rezultat i kënaqshëm”, theksoi Batatina.