Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Batatina krahason Llapin me Arsenalin

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka krahasuar skuadrën e tij me gjigantin e Anglisë, Arsenalin.

Krahasimin e ka bërë duke e ndërlidhur ngjitjen që të dyja skuadrat kanë bërë në tabelë, në ligat e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Llapi sot fitoi 2:0 ndaj Feronikelit për t’u ngjitur në pozitën e pestë të Superligës së Kosovës në futboll, ndërsa Arsenali me fitoren 2:0 ndaj Leicesterit u ngjit në atë pozitë, për të rënë më pas për shkak se u kalua nga Manchester Unitedi.

Pasi të dyja skuadrat nisën sezonin me rezultate të dobëta dhe ishin në zonën e rrezikshme për të rënë nga ligat, Batatina ka bërë ndërlidhjen duke shkruar në Facebook se “dy skuadra me qetësi maksimale ngritën lartë në tabelë nga pozitat e fundit në pozitën e 5-të! Arsenali – Llapi”.

Image
Foto e publikuar nga Batatina