Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i mohoi pretendimet se ekipi i tij ka kurdisur ndeshjen me Feronikelin, sipas një hetimi të autoriteteve franceze, që u bë i ditur të enjten.
Batatina i tha KOHËS se këto janë dezinformata.
“S'ka shans. Këto janë dezinformata dhe as nuk mendohet një gjë e tillë”, tha shkurtimisht Batatina.
Gazeta e madhe franceze, Le Parisien, ka shkruar të enjten mbrëma se Llapi i Podujevës është ekipi i dyshuar për kurdisje të rezultatit të ndeshjeve në Superligën e Kosovës në futboll.
Mediat franceze fillimisht nuk kanë përmendur emrin e ekipit, por Le Parisien ka shkruar se bëhet fjalë për Llapin e Podujevës. Sipas Le Parisien, rrjeti i të përfshirëve është i madh, ndërsa janë edhe anëtarë të stafit drejtues dhe teknik të Llapit, si dhe disa lojtarë të kësaj skuadre.
Edhe
Batatina flet për humbjen, thotë se ekipi nuk merret me zhvillimet tjera
Për kurdisjet, kryetari i Federatës së Futbollit së Kosovës, Agim Ademi, tha për KOHËN se nuk është i informuar.