Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Batatina: Fitorja ndaj Drenicës na hap rrugën për Evropë

Tahir Batatina

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është ndarë i kënaqur me fitoren e thellë të arritur ndaj Drenicës me rezultatin 4:0. Batatina ka thënë se kjo fitore ia ka hapur rrugën Llapit për të siguruar pjesëmarrjen në garat evropiane.

“Jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve. Nuk ishte dita jonë në ndeshjen e kaluar, gjë që është normale dhe pësuam një humbje pa meritë. Por, sot treguam që jemi ekip që luftojmë për vendin e tretë dhe të sigurojmë finalen e Kupës. Kjo fitore hap rrugën për një vend në Evropë. I përgëzoj lojtarët për angazhimin dhe luftën e madhe në fushë. Rezultatin e ndeshjes së parë gjysmëfinale të Kupës nuk e diskutoj. Kemi ekip për të rikthyer dhe për të kaluar në finale”, ka thënë Batatina.