Trajneri Tahir Batatina e ka cilësuar jetike fitoren e arritur të Llapit ndaj Arbërisë.
Ai ka thënë se Llapi ende është në garë për mbijetesë, por ka shtuar se do ta ndjek edhe Evropën nëpërmjet Kupës.
“Vet rezultatet tregojnë se po funksionin gjithçka te ne. Ka qenë jetike për ne, lojtarët që disa kanë pasur lëndime dhe ngarkesa nuk i kam inkuadruar, pasi kjo ndeshje ishte e rëndësishme. Më gëzon fakti që si skuadër edhe pse kemi pranuar gola, kam bërë diçka madhore inkuadrimi i disa lojtarëve të rinj. Për mua do të thotë shumë për t’u dhënë të rinjve hapësirë. Llapi nuk guxon të lëshoj pikë, duhet të fitojë sa më shumë pikë derisa ta siguroj edhe matematikisht mbetjen në ligë”, ka thënë Batatina.
Llapi fitoi falë dy autogolave të Kreshnik Bahtirit dhe të Muhamet Hysenit dhe Ahmed Januzit. Për Arbërinë dy gola i realizoi Marclei Cesarit
-
Batatina: 3:0 duhej të ishte rezultati për Llapin vetëm në pjesën e parë
-
Batatina: Fitore e rëndësishme pas lodhjes dhe ndeshjeve në Evropë
-
Batatina: E rëndësishme ishte të mos pësonim humbje
-
Batatina e vlerëson të vështirë fitoren ndaj Dukagjinit
-
Batatina përgëzon futbollistët për fitoren ndaj Dritës