Trajneri i Llapit, Tahir Batatina dhe i Dritës, Bekim Isufi, kanë mohuar kategorikisht se ndeshja e së dielës ishte e kurdisur.
Këto komente, Batatina dhe Isufi i kanë bërë të dielën në Sportin Total të KTV-së.
Të dy, kanë paralajmëruar se do të bëjnë padi për prishje të imazhit, pasi sipas tyre asgjë të verëtë nuk ka pasur.
Sa i përket ndeshjes, pati edhe debat mes Batatinës dhe Isufit sa i përket vendimeve të gjyqtarit Genc Nuza, i cili ishte në thumb të kritikave nga trajneri i Llapit.
Ndryshe, me fitoren e arritur në Podujevë, Drita vazhdon të mbetet e para me 56 pikë, tri më shumë se Prishtina që renditet e dyta, ndërkaq Llapi është i treti me 45 pikë.
Artikuj të ngjashëm