Policia belge ka bastisur selitë e Anderlechtit dhe të Federatës së Futbollit të Belgjikës të mërkurën në lidhje me hetimin për pastrim të parave, ku janë përfshirë agjentët dhe lojtarët.
Zëdhënësja e Anderlechtit ka treguar për televizionin nacional VRT se klubi është plotësisht duke bashkëpunuar me hetimin, kurse zëdhënësi i Federatës belge ka treguar se policia ka marrë disa dokumente në lidhje me transferimet e lojtarëve nga selia e saj, transmeton Koha Ditore shkrimin e Reuters.
"Ne kemi pasur disa pyetje për agjentët që janë përkujdesur për transferimet. Është fjala për pastrim të parave", ka thënë zëdhënësi i Prokurorisë federale.
VRT dhe mediumet lokale kanë raportuar se janë duke u hetuar transferimet e bëra para ndërrimit të pronësisë së Anderlechtit në vitin 2017 dhe po ashtu kanë bastisur zyrën e një agjenti në Bruksel...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)