Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bastiset kompania që e organizoi ndeshjen ku nuk luajti Ronaldo

Foto: Reuters

Policia jug-koreane ka bastisur zyrat e agjencisë së marketingut të enjten, si pjesë e hetimeve për mashtrim për mosparaqitjen e Cristiano Ronaldos në ndeshjen miqësore ndërmjet Juventusit dhe një përzgjedhjeje të K-Leagues muajin e kaluar.

Ndeshja ka nxitur edhe padi nga tifozët e dëshpëruar, pasi që Ronaldo kishte qëndruar vetëm në bankinë, ndonëse ishte thënë nga firma e marketingut që e organizoi atë se, sipas kontratës, Ronaldo duhet të luajë një pjesëlojë, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e AP-së.

Më tepër se 65 mijë bileta, duke kushtuar deri në 330 dollarë disa prej tyre, ishin shitur për ndeshjen e 26 korrikut, që ishte organizuar nga agjencia e marketingut “The Fasta”.

“The Fasta” ka lëshuar një komunikatë pas bastisjes duke premtuar se plotësisht do të bashkëpunojë me policinë gjatë hetimit, në mënyrë që të qartësohet çdo shqetësim apo dyshim.

Agjencia po ashtu ka thënë se ka bërë ankesë ndaj Juventusit për shkelje të kontratës.

Edhe Dy jugkoreanë fitojnë rastet në gjykatë, pasi Ronaldo nuk luajti në miqësore Sport Dy jugkoreanë fitojnë rastet në gjykatë, pasi Ronaldo nuk luajti në miqësore

K-League ka refuzuar të komentojë për përfshirjen e policisë, kur është pyetur nga AP-ja.

Më herët këtë javë, policia ia ka ndaluar udhëtimin një zyrtari që ka qenë i përfshirë në organizimin e ndeshjes, ku mediumet lokale kanë njoftuar se bëhet fjalë për shefin ekzekutiv të “The Fasta”, Robin Jang.

Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri, pas ndeshjes kishte thënë se Ronaldo nuk u aktivizua për shkak të lodhjes muskulore.

Por Kang Joon-woo i firmës ligjore jug-koreane “Oh Kims Sports”, një prej disa kompanive që përfaqësojnë ligjërisht tifozët, ka thënë se “The Fasta” duhet të jetë përgjegjëse për çështjen e tifozëve, të cilët nuk kanë marrë atë për çfarë kanë paguar.

“Organizatori ka marrë të hyrat e biletave, ndonëse loja nuk është implementuar siç ishte bërë reklama”, ka thënë Kang. “Ishte faji i organizatorit që nuk është përgatitur për situatën. Ka bërë që tifozët e futbollit të marrin të gjithë dëmin. “The Fasta” duhet ligjërisht të jetë përgjegjëse”.

Çështja ka dëmtuar reputacionin e Juventusit në Kore të Jugut. K-League bëri ankesë ndaj Juventusit, duke e akuzuar skuadrën torineze se shkoi vonë në stadium dhe fillimi i ndeshjes u shty për gati një orë dhe po ashtu u anulua seanca e nënshkrimit të autografeve për tifozët.

Edhe Koreanët ngrenë padi për mosaktivizimin e Ronaldos Sport Koreanët ngrenë padi për mosaktivizimin e Ronaldos

Në një letër nga Juventusi, kryetari i skuadrës Andrea Agnelli refuzoi akuzat për gabime apo mosrespekt.

K-League vazhdoi me akuza ndaj Juventusit dhe kërkoi nga skuadra kampione e Italisë një kërkimfalje.