Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketbollistet në Bosnjë rrihen mes vete [VIDEO]

Një incident i pazakontë ka ndodhur të mërkurën mbrëma në kampionatin e Bosnjë-Hercegovinës, ka njoftuar portali “klix” të enjten.

Në ndeshjen ndërmjet ekipit “Orlovi” dhe “Jedinstvo” ka shpërthyer një rrahje mes lojtareve në parket.

Incidenti ndodhi në çerekun e tretë të ndeshjes së zhvilluar në Tuzëll. Nisi mes dy basketbollisteve, e më pas u përfshin edhe disa të tjera.

Ndeshja vazhdoi, pasi u përjashtuan dy lojtaret që nisën përleshjen dhe fitoi ekipi “Orlovi” nga Banjalluka (Republika Srpska).