Fle dhe zgjohet me fotografinë e legjendës, Kobe Bryant, i cili të dielën humbi jetën tragjikisht.
Një gjë e tillë i ka ndodhur basketbollistit kosovar, Leonard Mekaj, i cili gati që 15 vjet, e mban afër shtratit, foton e Bryantit, basketbollistin të cilin është rritur duke e shikuar dhe simpatizuar.
Për Sportin në KTV, Mekaj ka thënë se kur mori lajmin për vdekjen e basketbollistit amerikan, ishte shtangur dhe në fillim nuk besonte.
Organizatori i Rahovecit, që më herët e ka veshur edhe fanellën e Prishtinës, Pejës dhe Yllit, thotë se fotografia dhe fanella e Bryanitit e shoqërojnë në çdo vend ku ai jeton dhe do t’i ruajë gjatë gjithë jetës.
24-vjeçari që luan edhe për Kosovën mendon se Bryanti është kloni i Michael Jordanit.
Me magjinë e Kobet është rritur edhe basketbollisti tjetër kosovar që tani luan te Feronikeli, Fisnik Juniku.
Edhe
Historia e veçantë e basketbollistit të ri të Vëllaznimit me Kobe Bryantin
Ai tregon se për legjendën amerikane kanë mbajtur një minutë heshtje në teshatore, në momentin që kuptuan se legjenda Bryant nuk jeton më.
Sipas Junikut, Kobe ka qenë inspirim për shumë gjenerata në mbarë botë dhe vdekja e tij është humbje e madhe për basketbollin.
Kobe Bryant vdiq të dielën në moshën 41-vjeçare pas rrëzimit të helikopterit, e ku mbetën të vdekur edhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna dhe 7 persona të tjerë.