Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketbollistët e rinj mposhten nga Suedia

Të premten ka nisur Evropiani i Divizionit B për basketbollistët e Kosovës U20. Në Tbilisi të Gjeorgjisë, Kosova U20 u përball me Suedinë dhe ka pësuar me shifra 81:69.

Kosova fitoi çerekun e parë, por dallimi u bë në të dytin, të cilin suedezët e fituan me shifrat 26:15. Dy çerekët e fundit po ashtu i takuan Suedisë, por me rezultat të ngushtë.

Drilon Shala u dallua te Kosova me 13 pikë e tetë kërcime.

Kosova ndeshjen e dytë e luan të dielën ndaj Maqedonisë së Veriut.

Artikuj të ngjashëm