Teuta e Durrësit ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit në kuadër të Ligës Unike në basketboll. Ndeshja e xhiros së tretë u luajt të dielën në Durrës, ndërsa skuadra vendase fitoi me shifrat 78:72.
Ndeshja ishte e hapur deri në minutat e fundit, por u mbyll më mirë nga vendasit.
Tyler Peterson me 14 pikë, katër kërcime e pesë asistime dhe Frenki Lilaj me 15 pikë e gjashtë asistime, ishin më të mirët te Teuta. Kristian Gorea ishte më efikasi me 16 pikë.
Erjon Kastrati e Gëzim Morina u dalluan te Ylli. Kastrati i kishte 17 pikë e tri kërcime, ndërsa Morina shtoi 19 pikë e tetë kërcime.
Të dy skuadrat tashmë i kanë nga pesë pikë, përkatësisht nga dy fitore e një humbje. Mbajnë pozitat dy e katër.
Të dielën u luajt edhe ndeshja në mes të Pejës dhe Kamzës. Fitore bindëse, me rezultatin 97:76, ka shënuar skuadra pejane. Pejën e udhëhoqi kapiteni Dardan Berisha që i realizoi 28 pikë, shtatë kërcime e tetë asistime. Ilter Erdem i kishte 17 pikë e dhjetë asistime, por edhe shtatë topa të humbur.
Abrian Edwards me 17 pikë e gjashtë kërcime dhe Matthew Eldridge me nëntë pikë e 11 kërcime ishin më të mirët te Kamza.
Edhe
Golden Eagle Ylli e fiton Ligën Unike
Peja po ashtu ka shënuar fitoren e dytë dhe udhëheq tani me 5 pikë, sa i ka edhe Prizreni në vend të tretë.
Të shtunën, Vllaznia e mposhti Tiranën me rezultatin 87:68, kurse Prizreni-16 fitoi ndaj Rahovecit me shifrat 95:89.
Në Ligën Unike paraqiten skuadrat më të mira të edicionit të kaluar nga Kosova e Shqipëria.