Një ndeshje shumë efikase është luajtur të martën mbrëma në palestrën “Karagaçi”. Në kuadër të xhiros së tetë të Ligës Unike në basketboll, Peja e priti Teutën e Durrësit.
Dhe falë paraqitjes më të mirë në çerekun e katërt, Peja ka shënuar fitore të ngushtë. 103:101 ishte rezultati në fund të takimit.
Shënimi i mbi 200 pikëve në një ndeshje nuk ndodh edhe shpesh në basketbollin evropian. Por kjo ndodhi të martën në Ligën Unike.
Stephen Maxwell ishte më i miri te Peja me 30 pikë e 11 kërcime.
Peja tani udhëheq në tabelë me 14 pikë. Teuta është e treta me 12 pikë.