Sport

Basketboll, Kosova U20 e humb edhe ndeshjen me Sllovakinë

Përfaqësuesja U20 e Kosovës në basketboll në konkurrencën e meshkujve, e ka humbur edhe ndeshjen e tretë në garën e FIBA-s “European Challengers”.

Pas humbjeve nga Bjellorusia e Hungaria, Kosova ka pësuar edhe nga Sllovakia në kuadër të Grupit E.

Në ndeshjen e tretë, të luajtur në Sopron të Hungarisë, Kosova është mposhtur nga Sllovakia me rezultatin 79:64.

Për Kosovën, kjo ishte ndeshja e fundit në grup, duke bërë që të përfundoj në fund të tabelës me tri pikë të mbledhura.

Tre lojtarë te Kosova, ndeshjen e mbyllën me pikë dyshifrore. Fatlind Shoshaj ishte më i dalluari me 13 pikë të shënuara, i përcjellë nga Don Polloshka (11) e Drilon Shala (10). Te Sllovakia, më efikasit ishin Patric Lukac e Jacob OConnell me nga 15 pikë të shënuara për kokë.