Pas disfatës nga Estonia të premten në kuadër të Kampionatit Evropian të Divizionit B, Kosova U20 në basketboll ka shfaqur tjetër ndeshje dëshpëruese. Ballafaqimi ishte i vlefshëm për plasman përfundimtar nga pozita 9 deri në atë të 16-të.
Të shtunën, Shpresat e Kosovës humbën edhe një ndeshje tjetër, atë nga Irlanda.
Kosova U20 ndeshjen për plasman përfundimtar nga pozita 13 deri në atë të 16-të, e humbi me rezultatin 71:53.
“Dardanët” e rinj e fituan vetëm çerekun e tretë 20:17, por pa arritur që ta përmbysin rezultatin.
Më i dalluari tek ekipi i udhëhequr nga Dritëro Sefaja ishte Eliot Peci që shënoi 15 pikë, tetë kërcime e katër asistime.
Rron Dahsyla shënoi dhjetë pikë, shtatë kërcime e tri asistime, kurse Olsi Kurtaj pati 12 pikë, dy kërcime e një asistim, por të pamjaftueshme për ta shmangur humbjen.
Në Mioveni të Rumanisë, Kosova ndeshjen e radhës e luan ndaj Suedisë për pozitën e 15-të.