Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Basketboll: Kosova U18, pasnesër ndaj Bjellorusisë

Përfaqësuesja U-18 e Kosovës në basketboll, të martën do të luajë ndaj Bjellorusisë në kuadër të kampionatit evropian, Divizioni B që po mbahet në Oradea të Rumanisë.

Kjo ndeshje nis në orën 18:45, ka njoftuar të dielën Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK).

Takimi i takon Grupit D. Kosova deri më tani ka zhvilluar tri ndeshje dhe në të tria ka pësuar humbje nga Hungaria, Suedia e Austria.

Pjesë e këtij grupi është edhe Portugalia me të cilën Kosova do të përballet të mërkurën prej orës 18:45.

Artikuj të ngjashëm