Në Prizren të enjten ka nisur një turne zhvillimor i FIBA për basketbollistët dhe basketbollistet deri në 14 vjet.
Pos Kosovës po marrin pjesë edhe Bullgaria, Rumania, Turqia dhe Maqedonia e Veriut. Për pesë ditë zhvillohen gjithsej 20 ndeshje, ndërsa basketbollistet e reja të Kosovës nuk kanë kaluar mirë në ditën e parë. Ato u mposhtën thellë, 101:23 nga Maqedonia e Veriut.
Edhe basketbollistët e Kosovës U14 kanë luajtur me Maqedoninë e Veriut. Kanë zhvilluar ndeshje të fortë, ndërsa kanë pësuar me rezultat 75:71.
Artikuj të ngjashëm
-
Edhe basketbollistët e Kosovës U14 humbin thellë
-
Basketbollistet e reja të Kosovës humbin me 59 pikë dallim
-
Vetëm humbje, disa shumë të thella, për përfaqësueset e reja në basketboll
-
Asnjë fitore për përfaqësueset e Kosovës në turneun zhvillimor
-
Shqetësuese, asnjë fitore për Kosovën në grupmoshat e reja në basketboll e futboll