Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi transferon letonezin Hazners

Klubi prizrenas i basketbollit Bashkimi ka transferuar letonezin Eduard Hazners.

Bashkimi në faqen në Facebook ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me Haznersin.

“Me qëllim të ngritjes së nivelit të performancës së klubit, ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me lojtarin Eduards Hāzners nga shteti i Letonisë. Lojtari në fjalë ka përvojë në liga të ndryshme Europiane si: Letoni, Lituani, Estoni dhe Francë, gjithashtu ka përfaqësuar shtetin e Latvisë për gjeneratat U18 dhe U20”, ka njoftuar Bashkimi.