Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bashkimi i bindur se s'do të ketë festë të Prishtinës në Prizren

Skuadra e Bashkimit beson se çështja e titullit të kampionit do të mbyllet në ndeshjen e pestë të serisë finale, që do të zhvillohet gjatë fundjavës në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.

Bashkimi, të mërkurën (sot, 19:00) në palestrën "Sezai Surroi" të Prizrenit pret ekipin e Sigal Prishtinës dhe beson se do të barazojë rezultatin e serisë finale në 2:2. Prishtina udhëheq me 2:1 në fitore dhe i duhet edhe një për të mbrojtur titullin, por te skuadra prizrenase janë të bindur se kjo nuk do të ndodhë të mërkurën.

Madje, trajneri Dragan Radoviq thotë se ekipi i tij, i përkrahur nga tifozët do t'i shkojë deri në fund kësaj beteje për realizimin e ëndrrës - fitimin e titullit kampion që do të ishte historik për Bashkimin.

Bashkimi ka vetëm një trofe, atë të Kupës së Kosovës që e fitoi në vitin 2001, kurse në finale të plejofit po luan pas tetë vjetësh. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm