Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Baseli pa Zhegrovën në Qipro

FC Baseli do të luajë kundër Omonia Nicosias të enjten mbrëma në Ligën e Konferencës, por skuadra zvicerane nuk do ta ketë në ekip reprezentuesin e Kosovës, Edon Zhegrovën.

Kështu ka raportuar të mërkurën gjatë ditës mediumi zviceran “Basler Zeitung”, që thotë se Zhegrova nuk ka udhëtuar fare me skuadrën në Qipro.

Në Ligën e Konferencës, 22-vjeçari ka zhvilluar 119 minuta deri tani dhe ka shënuar gol në fitoren 3:1 të Baselit kundër Omonia Nicosias, që u zhvillua në Zvicër.

Zhegrova ka edhe dy gola tjerë të realizuar në elitën e futbollit të Zvicrës, krahas katër asistimeve.

Teorikisht, Baseli e ka të mundur kualifikimin në raundin e 16-të skuadrave më të mira, në rast të fitores.

Baseli ka shtatë pikë dhe është në vendin e parë falë goldallimit më të mirë, pasi po aq pikë ka edhe Qarabagu i Azerbajxhanit.

Artikuj të ngjashëm