Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barry pensionohet në moshën 39-vjeçare

Ish-lojtari i Aston Villas, Manchester Cityt dhe Evertonit, mesfushori Gareth Barry, është pensionuar nga futbolli në moshën 39-vjeçare.

Barry, i cili i kaloi tri sezonet e fundit me West Bromwhich Albionin, u paraqit 833 herë përgjatë karrierës së tij 22-vjeçare. 653 prej paraqitjeve në fushë i pati në Premier League.

Ishte pjesë e Manchester Cityt kur skuadra e fitoi Kupën FA në vitin 2011, dhe Premier Leaguen një vit më pas.

Barry po ashtu luajti 53 herë për Anglinë ndërmjet viteve 2000 dhe 2012.

Debutoi me Aston Villan në Premier League në maj të vitit 1998 dhe është lojtari i parë që i arriti 600 ndeshje si titullar në këtë garë.

Në vitin 2017 e theu rekordin e Ryan Giggsit duke luajtur për herën e 633-të në Premier League në humbjen e West Bromit kundër Arsenalit 2:0, në “Emirates Stadium”.

Edhe Young pensionohet në moshën 40-vjeçare Futboll 2 muaj më parë Young pensionohet në moshën 40-vjeçare

Barry e mban edhe rekordin në Premier League për kartonë të verdhë. Është ndëshkuar 119 herë, 19 më shumë se Wayne Rooney që ka 100 kartonë.

Mesfushori ishte shënuesi i golit të 2000-të të Anglisë, kundër Suedisë në nëntor të vitit 2011.