Sport

Barry në histori të Premier Ligës

Gareth Barry është bërë futbollisti me më së shumti paraqitje në histori të Premier Ligës.

Mesfushori ka kaluar legjendën e Manchester Unitedit, Ryan Giggs, duke shënuar paraqitjen e 633-të në Premier Ligë. Kjo paraqitje u arrit në përballjen e së hënës ndaj Arsenalit.

36-vjeçari ishte kapiten i WBA-së për këtë ndeshje.

Ish-reprezentuesi i Anglisë tani udhëheq listën në të cilën pas tij vijnë emra të njohur të futbollit botëror.

Gareth Barry 633

Ryan Giggs 632

Frank Lampard 609

David James 572

Gary Speed 535