Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barella shënon për fitoren e Italisë ndaj Holandës

Italia është kthyer në rrugën e fitoreve, të hënën mbrëma. Pasi të premten barazoi 1:1 me Bosnjë-Hercegovinën në shtëpi, Italia të hënën fitoi 1:0 ndaj Holandës në Amsterdam. Ndeshja i takoi grupit të parë të Ligës A të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Golin e fitores për Italinë e shënoi Nicola Barella në fund të pjesës së parë.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Bosnjë-Hercegovina pësoi 2:1 në shtëpi nga Polonia.

Haris Hajradinoviq shënoi nga penalltia për epërsinë e boshnjakëve. Por Kamil Glik dhe Kamil Grosicki shënuan për fitoren e Polonisë.

Italia prinë në grup me katër pikë. Nga tri i kanë Holanda e Polonia kurse Bosnja është e fundit me një pikë.

Artikuj të ngjashëm