Enis Bardhi u është kthyer golave të bukur nga goditjet e dënimit. Ai kishte shënuar shumë gola të tillë në Spanjë dhe tani ka nisur edhe për Trabzonsporin turk. Trabzonspori të enjten mbrëma fitoi 4:0 ndaj Monacos në kuadër të Grupit H të Ligës së Evropës.
Bardhi shënoi për 3:0 në minutën e 57-të. Nga një goditje dënimi, gjuajti ulët dhe topi kalon nën murin e gjallë për të përfunduar në portë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTrabzonspori është i dyti në grup me gjashtë pikë. Udhëheq Ferencvaroshi me nëntë pikë. Monaco i ka gjashtë pikë në vendin e tretë, ndërsa Cërvena Zvezda është e fundit në grup me tri pikë.