Sport

Bardhi shënon supergol ndaj Gjibraltarit

Enis Bardhi ka shënuar supergol kundër Gjibraltarit në Ligën e Kombeve.

Bardhi realizoi nga goditja e dënimit në minutën e katërt të ndeshjes, pas një gjuajtje të përkryer.

Maqedonia e Veriut bën pjesë në Grupin 4 të Ligës C. Në tri ndeshjet e para pati një fitore, një barazim e një disfatë.

Dueli që po zhvillohet në Shkup është i katërti.