Sport

Bardhi pret të luajë sa më shumë titullar te Trabzonspori

Futbollistit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhit nuk i bën shumë përshtypje pozita ku luan. Ai thotë se preferon të jetë sa më shumë në fushën e futbollit.

Bardhi nuk ka luajtur rregullisht si titullar te skuadra turke. Në 12 ndeshje ka shënuar tre gola.

“Ajo që preferoj më shumë është të jem në fushë. Mundohem të bëj më të mirën kudo që trajneri im kërkon”, ka thënë Bardhi në një intervistë.

27-vjeçari te klubi elitar i Turqisë u transferua në gusht të vitit të kaluar. Me klubin turk ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.