Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bardhi në garë për golin më të mirë të xhiros

Me golin e shënuar nga gjuajtja e lirë kundër Gjibraltarit, Enis Bardhi mund ta fitojë epitetin e golit më të mirë të xhiros së katërt në Ligën e Kombeve. Ishte ndeshje e Grupit 4 në Ligën C.

Bardhi realizoi për mrekulli kundër Gjibraltarit, dhe tani është në mesin e katër golave më të bukur të zgjedhur nga Liga e Kombeve në raundin e katërt.

Ai duhet që ta fitojë konkurrencën me holandezin Noah Lang që realizoi kundër Uellsit, hungarezin Daniel Gazdag që shënoi ndaj Anglisë, si dhe Mahir Emreli me Azerbajxhanin, i cili është në garë me realizimin ndaj Bjellorusisë.