Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bardhi: Miqësoret shërbejnë për të përmirësur gabimet

Kapiteni i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi ka vlerësuar miqësoret kundër Moldavisë dhe Malit të Zi.

Dy miqësoret luhen në Antalia të Turqisë. Kundër Moldavisë luan të premten, ndërsa më 25 mars ndaj Malit të Zi. Bardhi ka thënë se dy miqësoret do të shërbejnë për të përmirësuar gabimet para ndeshjeve në Ligën e Kombeve.

“Mendoj se të gjithë futbollistët po vijnë në këtë takim në formën e duhur. Mendoj se është e rëndësishme që këto ndeshje të jemi të fokusuar dhe të gatshëm për atë që na pret në të ardhmen. Këto dy ndeshje do të jenë një provë për të parë se ku jemi dhe për të korrigjuar gabimet për ndeshjet që na presin në Ligën e Kombeve. Nuk është vendi im të flas për taktikat, sepse kjo është puna e trajnerit”, ka thënë Bardhi në konferencë për media.

Ai ka thënë se Moldavia është kundërshtar i fortë. Ka përmendur faktin se ishte afër të siguronte kualifikimin në Evropian. Ai ka premtuar maksimumin në ndeshjen kundër Moldavisë dhe Malit të Zi.