Sport

Bardhi: Lojtarët e Trabzonit janë nën presion të madh

Mesfushori shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Enis Bardhi ka thënë se për arsye të ndryshme nuk ka mundur ende ta tregojë veten te Trabzonspori.

Ai ka thënë se Trabzonspori është klub i madh në Turqi dhe se lojtarët kanë presion të madh.

“Të jesh këtu krijon presion te lojtarët. Sigurisht, të jesh në një ekip të madh dhe njerëzit në qytet flasin për futbollin dhe mendojnë për futbollin, në mënyrë të pashmangshme krijon presion te të gjithë. Mendoj se situata ndryshon kur lojtarët shkojnë në përfaqësuese. Për arsye të ndryshme, ende nuk kam mundur të tregoj më të mirën time. Por gjithashtu shpresoj që sa më shpejtë ta tregoj Bardhin më të mirë, për të parë se çfarë mund të bëj dhe si ta ndihmoj skuadrën”, ka thënë Bardhi, raporton “yenisfak.com”. Trabzonspori është në vendin e pestë me 23 pikë. 28-vjeçari në 12 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar dy gola dhe ka kontribuar me dy asistime. Ai skuadrës turke iu bashkua nga Levante në gusht të vitit të kaluar, ndërsa ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.