Mesfushori Enis Bardhi ishte titullar te skuadra e Levantes, që pësoi humbje minimale 1:0 në udhëtim nga Espanyoli.
Ndeshja e zhvilluar të dielën i ka takuar xhiros së tretë të La Ligas. Bardhi 23-vjeçar luajti gjatë tërë ndeshjes dhe kjo ishte paraqitja e tij e katërt këtë edicion në kampionatin spanjoll, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për Levanten kjo ishte humbja e dytë deri më tani. Klubi renditet në pozitën e 11-të në tabelë me katër pikë të grumbulluara.
Artikuj të ngjashëm